Renato Mekolli është një prej personazheve që pavarësisht profesionit të tij si kuzhinier është bërë shumë i njohur për publikun, kryesisht falë pjesëmarrjes në emisione të ndryshme televizive.
Së fundmi ka hapur edhe një restorant të vetin dhe kjo supozon që ka të ardhura mjaftueshëm sa për bërë pushime dinjitoze, por ja që një qytetar “dëshmon” të kundërtën.
Përshëndetje JOQ! Jam me pushime në një ishull të Greqisë; afër meje ndodhet shef Renato që mbas fotove me shampanja të publikuara nga ai në Instagram, unë ju dërgoj disa foto të realitetit nga këta që hiqen si VIP-a. Ndodhemi ne Nanmmos, Mikonos të Greqisë dhe pasi bëri sherr me djalin e çadrave pasi kushtonte 30 euro, shkoi dhe u shtri në rërë pranë tregut të romëve. Nuk e di a ishte me tezen apo me motrën, por duket në foto që e shorton dikush”, përfundoi qytetari.