Ky është me të vërtetë një rast i pabesueshëm, por një vajzë nga Australia ka treguar se sapo i ka shpëtuar sulmit të tretë terrorist në Europë.
Muaj më parë ajo i kishte shpëtuar sulmeve terroriste në Londër dhe Paris.
Sipas The Independent, Julia Monaco, 26 vjeçe, ishte duke bërë pazar me shokët e saj, mbrëmjen e djeshme, kur një furgon shkoi përmes turmës dhe vrau 13 persona e lëndoi më shumë se 100.
Vajza nga Melburni i Australisë kishte qenë në Urën e Londrës dhe më pas në sulmin me thika në Notre Dame të Parisit. Ajo ka rrëfyer momentet e tmerrit, ku ishte kyçur në një dyqan në Placa de Catalanya në “Las Ramblas”.
Çfarë fati!