Dihet që jugu në Shqipëri ka plazhet më të bukura në vend dhe se një pjesë e madhe e turistëve, si shqiptarë dhe të huaj, gjatë këtij sezoni dynden për të pushuar në këto mrekulli që na ka ofruar natyra dhe ne kemi vënë dorën tonë për ta shkatërruar deri në një farë pike.
I tillë është edhe plazhi i Gjipesë, një ndër plazhet më të virgjëra dhe ndër më të vështirat për t'u aksesuar, për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore. Megjithatë, duket se edhe kësaj toke i ka dalë pronari dhe duhet të paguash për të bërë plazh në këtë vend.
Kështu, një djalë i ri ka vendosur të vizitojë për disa orë këtë vend, por është hasur me një situatë që nuk i ka pëlqyer aspak. Ai thotë se u surprizua kur vuri re që i gjithë plazhi ishte kthyer në tokë private.