Duket se loja vdekjeprurëse "Balena Blu" nuk po ndalet duke i marrë jetën adoleshentëve. Edhe pse rastet kanë qenë më të pakta kohët e fundit, ende fëmijët rrezikohen nga kjo lojë jo vetëm në botë por edhe në vendin tonë. Rasti i fundit që dëshmon se "Balena Blu" nuk po ndalet si lojë është e një 14 vjeçari nga India, i cili ka kryer vetëvrasje dhe dyshimet e para ishin se adoleshenti luante këtë lojë.
Ankan Dey u gjet i mbytur nga me qese plastike në banjën e shtëpisë së tij. Familjarët hynë në banjë pasi ai nuk po dilte pas një kohe të gjatë.
Miqtë e Ankan kanë thënë për policinë se 14-vjeçari luante lojën "Balena Blu" online.