Arrestohet në Holandë Hektori, shqiptari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 15.08.2017, 08:33

Capture

Pas disa vitesh të mira në arratisje është arrestuar në Holandë nga policia e Roterdamit shtetasi shqiptar Hektor Mahmutaj, i cili është dënuar me 25 vite burg nga gjykata shqiptare.

Hektor Mahmutaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej citesh si shkak i vrasjes së një bariu në një fshat të Fierit.

Shqiptari nuk është emër i panjohur, pasi ka jetuar edhe në Angli për disa vite, por u gjet pas denoncimit nga ish-gruaja e tij se ai mbante armë pa leje, asokohe Mahmutaj arriti të shmangte arrestimin.

Pritet që autoritetet e drejtësisë shqiptare t’i bëjnë kërkesë Holandës për ekstradimin e tij në mënyrë që të shlyejë dënimin.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit