Rastet kur prindërit i shesin fëmijët e tyre si skallve seksi për shkak të borxheve janë pothuajse të përditshme në Kamboxhia.
Në një dokumentar për CNN një vajzë tregon se mamaja e kishte bindur se duhej të ndihmonte familjen ndërsa ajo vetë nuk dinte se çfarë e priste.
Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur e ëma e kishte detyruar që të shesë virgjërinë e saj. Në fillim kishte marrë vërtetimin nga mjeku se ishte e virgjër, dhe më pas e kishin dërguar te një mashkull në hotel i cili kishte ofruar 1500 dollarë për të.
E reja tregon për BBC se është përdhunuar për dy ditë rresht. Raste të tilla në Kamboxhia ka shumë sepse atje tregtia me njerëz është e përditshme.
Familjet i shesin fëmijët e tyre si skllave seksi për shkak të borxheve.