Aktori dhe regjisori shqiptar në Turqi, Shyqyri Caushaj ka festuar dje ditëlindjen.
Për këtë datë, përpos urimeve të shumta që mori, për të u organizua edhe një festë e "çmendur" e ditëlindjes.
Miqtë e tij bashkë me regjisorin kishin zgjedhur një jaht, nën qiell të hapur dhe me pamje fantastike të ngjyrave të qytetit për të kaluar momentet e tyre.
Caushaj në Instagram ka hedhur disa fotografi, duke i falënderuar gjithë ata që e surprizuan në mënyrë të tillë.