Syri i Ciklopit është një ndër vendet më të bukura mes Tiranës dhe Elbasanit. I ndodhur ë Kërrabë, ky vend mund të jetë destinacioni i përsosur për të kaluar një fundjavë ndryshe nga të tjerat, pa u dashur të shkohet në jug, por njëkohësisht mund të shndërrohet edhe në një destinacion turistik shumë të preferuar nga të huajt.
Kështu, një grup turistësh të ardhur nga Britania e Madhe janë mrekulluar nga ajo që kanë parë në internet për këtë vend dhe kanë insistuar pafund për të vizituar zonën, por ja që kanë ngelur të zhgënjyer kur kanë mbërritur aty.
Ka qenë drejtuesi i guidës ai që ka dërguar pamjet e fotografuara tek Syri i Ciklopit, vend i cili është populluar jo pak kohët e fundit. Në të gjenden të hedhura plehra e mbeturina nga të katërta anët.