Dje, në banesën njëkatëshe të rekordmenit shqiptar Pavllo Mihali, që ndodhet në rrugën “Riza Cerova”, hynin e dilnin pareshtur njerëz që e ngushëllonin për humbjen e djalit të vetëm. Aty ndalëm hapin edhe ne. Por, nuk mundëm të nxirrnim një fjalë. Ishte e pamundur; të gjithë ishin të tronditur nga vrasja makabre e studentit të Drejtësisë. Pastaj, fliste krejt përçart nëna e 22-vjeçarit, mësuese e Anglishtes në Liceun Artistik. Mira Mihali, tregoi për “Gazetën Shqiptare” bisedën e fundit me të birin, vetëm 30 minuta para se disa gangsterë t’ia merrnin jetën djalit të saj për një karikues telefoni. Ajo tha se ishin me pushime në Sarandë, kur e telefonuan se Marvi ishte aksidentuar…
Dje, rreth orës 11:00, qindra vetë përcollën për në banesën e fundit Marvi Mihalin. Teksa po i jepnin lamtumirën të riut, fqinjët e familjes Mihali pohuan se Marvi ishte djalë i urtë dhe shumë i sjellshëm. “Ai ishte shumë i dashur dhe kur flisnim me të, thoshte gjithnjë: Ju lutem, faleminderit. Nuk duam ta besojmë atë që ndodhi”, thanë fqinjët e 22-vjeçarit.
NËNA E MARVI MIHALIT
HETIMET
Pas vrasjes së Marvi Mhalit, policia ka marrë në pyetje 4 të rinjtë, të cilët u arrestuan të martën. Ata janë shprehur se nuk kanë dashur ta vrasin 22-vjeçarin. Mësohet se fillimisht viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme. Bitraj pretendon se është ofenduar gjatë telefonatës. Ata kanë lënë të takohen për t’u sqaruar në vendin ku ndodhi vrasja, por sipas të arrestuarve, edhe aty Marvi Mihali i ka ofenduar. Mes tyre fillimisht ka nisur një përleshje fizike, ndërsa 24-vjeçari Eugen Bitraj e ka goditur me thikë në zemër. Si pasojë Marvi Mihali ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi i është dëmtuar aorta./GSH