Në zonën e Tiranës e njohur si “Vorri i Bomit”, kalimtarët janë përballur me një zjarr të madh në mes të rrugës. Një makinë e bardhë është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar i gjithi siç dëshmojnë qytetarët dhe videot.
Ndërsa një qytetar tjetër i gjendur më pranë ngjarjes ka treguar për JOQ se sapo makina është lënë e parkuar aty ka filluar të marrë flakë, por fatmirësisht nuk ka pasojë në njerëz.