Seks me të dashurin në sy të fëmijëve, flet nusja që u kap “mat”: E vërteta e videos lakuriq

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 30.07.2017, 10:33

Një familje nga Kopliku kapi “mat” nusen e djalit të tyre me të dashurin dhe kishte xhiruar skenën e çiftit në krevat, në sy të fëmijëve të mitur. Kjo është historia që u trajtua dy ditë më parë në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, duke transmetuar dhe videon e tradhtisë bashkëshortore.

Në videon disa minutëshe kunata i thotë gruas “i pafsh hajrin, por fëmijët lëri rehat”.

Familja Naçaj (bashkëshorti është në SHBA prej 4 vitesh) e bëri publik rastin në TV, duke kërkuar që dy fëmijët të mos i mbajë më e ëma që u kap me të dashurin, por familja e të atit.

Gruaja e videos për “GSh”, ka shpjeguar të vërtetën e filmimit në krevat në sy të fëmijëve. Ajo ka theksuar se është jeta e saj private dhe se fëmijët i ka rritur me sakrifica. Ndërsa pretendon se familja e bashkëshortit e ka dhunuar sistematikisht.

L. N., shkon deri aty sa thekson se për këtë video i janë kërkuar burrit të saj në SHBA, 800 mijë lekë nga dhëndri i shtëpisë.

Burri në SHBA ka lidhje jashtëmartesore. Fëmijët do t'i rris me vëllezërit e mi. Për filmimin, i kërkuan tim shoqi 800 mijë lekë. Nuk ka çështje tjetër më për mua. Çështja është vetëm gjykata e prokuroria që kemi shkuar. Çfarë të vendosi gjykata, kam të drejtë me vepru, por fëmijët e mi, pa më prerë mua në qafë nuk ka kush të m'i marrë.", ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, gjyshi i fëmijëve ka thënë se fëmijët i kanë marrë me polici.

Në 13 korrik janë marrë me dhunë nga shtëpia e gjyshërve në Koplik. Ka ardhur policia dhe i ka marrë, mua më kanë shoqëruar në polici, kanë dhunuar vajzën dhe gruan time. Fëmijët plasën duke qarë", ka thënë ai.

Marrë nga Gazeta Shqiptare.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit