Emri i Jetmir Bucpapa është shumë i njohur për autoritet në Britaninë e Madhe. Ai është dënuar me 15 vite heqje lirie për rrëmbim, grabitje dhe posedim armësh.
Së bashku me mikun e tij, Ermir Hysenaj kanë kryer një numër të madh grabitjesh në shtetin anglez. Nga autoritet atij i ishte vënë pseudonimi "Hi Viz", kjo për shkak të një xhakete që vishte.
Shqiptari prej vitesh ka qenë makthi i autoriteteve, madje ka qenë i përfshirë edhe në grabitjen e depove të "Colin Dixon".
Ka qenë pronarja e ajo që ka dëshmuar në sallën e gjyqit kundër Bucpapës.
Gjyqtari Justice Penry-Davey e ka cilësuar bastisjen e depos, ku ndodheshin 53 milion sterlina si një plan të përgatitur mirë nga ekzekutorë të pashpirt. Ende nuk dihet se ku gjendet shuma e vjedhur. Nga mediat britanike, kjo është cilësuar si vjedhja më e guximshme e kryer ndonjëherë.
Besohet se Bucpapa ka lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri. Si pasojë e ligjit të transferimit që është miratuar midis vendit tonë dhe Britanisë mendohet se makthi i britanikëve do të transferohet në burgjet shqiptare. Sputnik/përshtati JOQ.al