Një ngjarje e rëndë ku një person akuzohet për abuzim seksual me një të mitur ka ndodhur në qytetin e Beratit. Zyrtarisht mësohet se në pranga ka rënë një 54-vjeçar, i cili dyshohet të ketë përdhunuar të miturën.
Policia thotë se ai është “shtetasi Resmi Turani banues në Berat, që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur R.K. 15 vjeçe, banuese në Berat”.
Ndërsa nuk sqarohet ende kush ka sinjalizuar për rastin. Nuk dihet as nëse vajza apo familjarë të saj kanë denoncuar në polici 54-vjeçarin.