Fillim i ri, avaz i vjetër, Interi zhgënjen ndaj Shalkes

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21.07.2017, 16:41

Interi nuk arriti dot që të marrë hak ndaj Shalke 04 për humbjen 5-2 të vitit 2011 në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Lucciano Spalletit nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 1-1.

Zikaltrit u paraqitën me mungesa të shumta në formacionin bazë, teksa golat u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht ishte skuadra gjermane që kaloi e para në avantazh në minutën e 59-të me Caligiuri, ndërkohë që Murillo barazoi shifrat në minutën e 73-të pas një goditje spektakolare me të majtën në hyrje të zonës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit