Reportazh – Ndodhemi në qendrën e qytetit të Librazhdit. Lokale të mbushura plotë, njerëz të buzëqeshur, e kjo tregon një të mirë mes të këqijave. Qyteti i Librazhdit ka ndryshur shumë përgjatë viteve dhe tashmë është më modern edhe i bukur. Në fakt Librazhdi shtrihet deri thellë, mbi kodrat e shumta që shtrihen në Lindje të Shkumbinit.
Por, a e dini se një fshat fsheh një mister?! Një shpellë e cila ndodhet në afërsi të një mali me të njënjtin emër. Bëhet fjalë për Shpellën e Malit të Letmit ndryshe quhet “Shpella e Akullit”.
Përse e ka marrë emrin “Shpella e Akullit”? Kush është legjenda e saj? Cfarë fshihet me të vërtetë pas saj? A janë të vërteta tregimet që thuhen apo janë sajesa për te nxitur turistët e huaj
Për të arritur në fshatin e Letmit na u desh të paktën një orë me makinë, një rrugë që, e cila deri diku ishte e kalueshme por më pas ishte e vështirë, sigurisht ky fakt nuk do të na pengonte për të vazhduar udhëtimin tonë drejt shpellës. Teksa aty tek – tuk shikonim banorë të cilët ishin duke punuar arën apo duke qëndruar në hije të pemës, shikoje edhe fëmijë të vegjël të qeshur që na shoqëronin me vrap duke ndjekur makinën tonë. Për t’u njohur , ne donin të komunikonim më banorët por disa shmangeshin, disa bënin sikur s’e kishin mendjen ndoshta për faktin që ne ishim të rinj në atë fshat.
Çfarë ka të veçantë kjo shpellë që quhet “Shpella e Akullit”? Banorët jepnin variante nga më të ndryshmet të legjendës së kësaj shpelle por më interesante ishte kjo gojëdhënë që thuhet se:
Teksa banorët tregojnë rreth shpellës të japin përshtypjen sikur kjo ngjarje ka ndodhur sot edhe ndërkohë I gjithë fokusi ishte tek lëvizja e buzëve të banorit që e tregonte. Disa metra më andej dikush e tregon gojëdhënën në një mënyrë tjetër ja çfarë thotë:
Kurioziteti i tepërt ndonjëherë të zgjon një anë që ti ndoshta mendon se nuk e kishe. Shkuam tek Shpella e Akullit. Një panoramë e bukur por ndërkohë që shijoje pamjet e mrekullueshme të shafqeshin në figura fjalë e frikshme që banorët treguan për shpellën.
Kush është misteri që askush nuk e ka zbuluar? Cfarë ka ndodhur dy vite më parë në këtë shpellë më një grup turistësh çekë? A mendoni se legjenda mund të jetë e vertetë?
Përpara dy vjetësh turistë të tërhequr nga legjenda e kësaj shpelle kanë ardhur ta vizitojnë duke e përjetuar nga afër bukurinë e saj, por sigurisht edhe misteret që ajo fsheh. Ky grup turistësh nga Çekia afro shtatë vetash janë munduar të futen brenda por kur kanë dalë ata ishin të gjakosur duart edhe nga fytyra, të tmerruar ata flisnin në gjuhën e tyre çeke thotë banori i fshatit të Letmit A.B.
Në fakt ai që i dashuron aventurat, ky vend është i mrekullueshëm, i çuditshëm fakti se përballë shpellës të serviret një bukuri e veçantë saqë rrallë mund të gjendet në zonat në Shqipëri. Misteri, ankthi, bukuria e frika të shoqërojnë deri në fund të këtij udhëtimi. Të fut në një botë krejt tjetër imagjinare saqë ndien se je bërë edhe ti protagonist i legjendes së frikshme. Aq sa e bukur, aq edhe frikshme Shpella e Akullit e Letmit.
Ndoshta mund të duket e frikshme që të provosh ose edhe shikosh me sytë e tu atë që mund të duket misterioze, por mund të ndryshosh mendim nëse do ta shikosh nga afër./Daniel Muçaku