“Priten pishat në Gjirin e Lalzit, oligarkët pushtetarë po ndërtojnë vilat luksoze”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.07.2017, 16:25

Trungjet e prera të disa pishave në afërsi të zonës së Gjirit të Lalzit janë duke ardhur përherë e më shumë në redaksinë e JOQ.al. Edhe disa ditë më parë trajtuam problematikën e prerjes së këtyre pemëve disa-vjeçare, ndërsa ditën e sotme trungjet e tyre të masakruara vërshuan sërish në redaksinë tonë.

Qytetari që ka sjellë pamjet bën me dije se pishat e lashta po priten për një qëllim të caktuar: për t'u hapur vendi e për t'u ndërtuar vilat e disa oligarkëve të pushtetit.

Përshëndetje JOQ! E shkatërruan edhe sot këtë zonë. I prenë sërish pishat dhe të gjithë e dinë pse po ndodh kjo gjë tek Gjiri i Lalzit në Durrës. Është e thjeshtë, disa nga oligarkët e pushtetit që kanë ngelur pa vila luksoze në këtë zonë, po bëjnë gjithçka për të ngritur vilat e tyre", – shkruan raportuesi pranë JOQ.al.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit