“Kush s’ka destinacion Gjirin e Lalzit të kalojë nga Ndroqi”, Policia bën apel

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 15.07.2017, 09:01

Nëse destinacioni juaj sot dhe ditët në vazhdim nuk është Gjiri i Lalzit, Policia Rrugore ka kërkuar që të devojoni qarkullimin duke kaluar nga Ndroqi.

Ngarkesa e ditëve të verës sjell një trafik tejet të rënduar në segmentin Tiranë-Gjiri i Lalzit dhe do vazhdojë kështu për gjatë gjithë sezoni të plazhit nëse ata që kanë destinacion Durrësin ose më tutje nuk kalojnë nga Ndroqi.

Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës ose në alternative edhe aksin Tiranë – Tuneli i Krrabes – Elbasan – Rrogozhinë”, sqaron policia.

Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve të shmangin tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimin e alkoolit dhe gjithashtu në cdo rast të perdorin rripat e sigurimit dhe për motoçiklistet kaskat mbrojtëse.

20137806_1812241052423393_928314632_o

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit