Këngëtari Rigels Rajku dhe Ruenca Haxhiaj janë në një “luftë të ftohtë” prej disa muajsh dhe me sa duket nuk ka perspektivë të përfundojë pasi kohët e fundit kanë thumbuar sërish njëri-tjetrin.
Por, Varrosi, shoku i ngushtë i Noizyt dhe një prej themeluesve të grupit “OTR” sot ka vendosur të thyejë rregullat e grupit duke promovuar këngën e re të Encës që ka dalë sot në treg.
Nga i gjithë grupi vetëm Varrosi e ka bërë një veprim të tillë, askush tjetër nga djemtë, si do e presë Noizy këtë gjë?!