"Lista e zezë" që Edi Rama publikoi në Facebook-un e tij, me 101 emra, duket se ka krijuar një rrëmujë të madhe dhe pakënaqësi tek shumë persona. Nuk kanë qenë të paktë ata që kanë nisur të ankohen dhe të shprehin frikën e tyre ndaj kësaj liste, por edhe ata që e kanë kundërshtuar flakë për flakë Edi Ramën.
Kjo ndoshta e ka detyruar kryeministrin që të reagojë sërish dhe të sqarojë gjatë një dëgjese në Polis të Librazhdit, mënyrën se si do të funksionojë kjo listë.
Siç tha Rama, kjo nuk është listë për të dënuar njerëzit.
U bë nami për një listë që doli në FB tim. Ajo listë është thjesht nga komentet e njerëzve, nuk është listë për të nxjerrë të këqijtë, apo për ti dënuar. Por është thjesht një përmbledhje e emrave të njerëzve që kanë komentuar. Ata që kanë komentuar, janë njerëz real, apo fshihen pas profileve të tjerëve. Por mekanizmi që do ndërtojmë ne do jetë i qartë, transparente dhe jo ky. Ai do thotë unë jam anëtar i këtij koalicion. Edi Rama, jam banor i Polisit, kam këtë nr telefoni. Dhe i dalë për zot kësaj që them. Psh; te Hiptekat më kanë bllokuar dhe i dalë për zot kësaj. Dhe qeveria të më garantojë që të vihet në vend drejtësia”, tha Rama.