Igli është një vogëlush i moshës 6-vjeçare që jeton në një nga fshatrat e thellë të Krujës. Ai u pickua nga gjarpri ditën e djeshme teksa luante në fushat gjysmë të thara nga bari e të lëna djerrë në fshatin Shkret.
Siç ka emrin, ashtu është edhe fshati në rrethin e Krujës, i shkretë.
Igli ia ka hedhur paq dhe gjendja e tij po normalizohet. Shqetësimi i të gjithëve është se ç'do të kishte ndodhur me Iglin dhe shumë të tjerë si puna e Iglit, nëse në fshat nuk do të ndodhej ndonjë makinë? A do mbërrinte ndonjëherë ambulanca, si e para që duhet t'i japë ndihmën qytetarit në rast nevoje? Apo ky opsion nuk ekziston fare në këto zona të vendit tonë?