Iliada, një vajzë e re e cila disa kohë më parë u shfaq në emisionin “Ka një mesazh për ty”, i bënte thirrje të fejuarit të saj se nuk do e abortonte fëmijën që mbante në bark pavarësisht se kishte probleme me zemrën.
Klodi, bashkëshorti i saj e dëshironte fëmijën por i frikësohej faktit se mund të humbte gruan e tij.
Falë besimit në Zot, Iliada dhe Klodi tashmë janë bërë prindër të një vajze të vogël. Iliada dhe vogëlushja fatmirësisht janë të dyja në gjendje të mirë shëndetësore.