Kishte 3 muaj pa paguar dritat, debitori qëllon me çifte grupin e OSHEE kur shkuan t’ia prisnin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.07.2017, 13:16

Në fshatin Dushk në Belsh, Elbasan, mëngjesin e sotëm ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë. Një debitor i quajtur Bedri Muça ka qëlluar me çifte ndaj grupit të OSHEE pasi këta të fundit do i prinin dritat pasi, ai kishte 3 muaj pa i paguar.

Është mësuar se grupi i OSHEE ka kryer kallëzim penal ndaj subjektit.

Sipas informacioneve nga terreni, mësohet se abonenti Bedri Muça, me nr. kontrate 82941 kishte 3 muaj që nuk kishte paguar energjinë dhe për këtë ishte njoftuar më parë.

Në momentin që grupi i prerjeve të energjisë po kryente punën, abonenti Muça ka ofenduar e kërcënuar elektricistët, duke qëlluar me çifte në drejtim të tyre.

Grupi i OSHEE ka kryer kallëzim penal ndaj abonentit në fjalë dhe sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar autorin në polici.

vjedhje-energjie-elektrike

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit