Edhe sot Edi Rama ka habitur me veshjen e tij të paraqitur në Samitin e Triestes, teksa zhvillonte takimin me homologun e tij Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë. Atlete Adidas, Superstar, me një kostum serioz dhe me kollare, kjo ishte veshja e kryeministrit Rama kësaj here.
Kombinime të tilla në veshjet e Ramës nuk është hera e parë që shohim, madje gjithë fushatën zgjedhore ai u shfaq me tuta sportive dhe atlete të kombinuara me këmishë, por tashmë kjo lojë e Ramës është bërë shumë mainstream. Të gjithë u morën me veshjen e Ramës dhe kjo bëri që të kalonte pa zhurmë fakti që njeriu i cili do drejtojë qeverinë 4 vitet e ardhshme nuk kishte asnjë program, të paktën nuk e shpalosi kurrë atë.
Po këtë gjë bërë edhe sot në Samitin e Triestes, ku shteti shqiptar përfaqësohet pa program.
Kanë kaluar 3 vjet nga Konferenca e Berlinit dhe Rama me njerëzit e tij nuk arritën të përgatisin asnjë projekt infrastrukturor, që mund të financohej nga BE.
Samiti do të merret pikërisht me këto tema:
1) vazhdimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e transportit dhe infrastrukturës energjetike;
2) zhvillimi i ndërveprimit ekonomik rajonal;
3) si dhe forcimi i kontakteve mes të rinjve e shoqërisë civile.
Brukseli do të shkojë me oferta të reja për financim të projekteve në rajon, ku Shqipëria renditet vendi më i prapambetur me rrugë të shkatërruara, pa asnjë autostradë të mirëfilltë dhe pa një rrjet hekurudhor modern dhe funksional si gjithë vendet e tjera të rajonit.
Kjo paaftësi ulëritëse është aksesori që e bën Edi Ramën të duket një klloun dhe jo atletet. Nëse do të shkonte me projekte konkrete në Trieste, me Ramën nuk do të qeshte askush edhe sikur veç atleteve Adidas Superstar, të mbante një palë kufje të bardha, si ndonjë fans i çmendur i Xhastin Biber, shkruan “Lapsi.al”.
Prandaj nuk ekziston kot shprehja që kur nuk ke mend mundohu të tërheqësh vëmendjen me diçka tjetër dhe me sa duket kryeministri ynë ka zgjedhur ta bëjë me veshjen.