Siguria në plazhet tona, sikurse edhe e kemi paraqitur më parë, është në nivelet minimale. Këtë e kanë treguar edhe rastet e mbytjes së shumë personave brenda pak ditësh. Me sa duket një tjetër problem po aq shqetësues po shfaqet në qytetin e Durrësit dhe më konkretisht në Gjirin e Lalzit.
Një i ri, i cili ka shkuar me shoqërinë e tij për të kaluar një ditë të qetë në këtë zonë, ka ngelur i habitur dhe është shtangur nga ajo që ka parë teksa po shkonte të pinte një kafe në një prej lokaleve që ndodhen në buzë të detit.
Përpara tij, në një prej tavolinave, është shfaqur një gjarpër i gjatë, i cili lëvizte sa andej-këtej dhe në gojë mbante një bretkosë që nuk dihet se ku e kishte gjetur. Ai ngre shqetësimin e mungesës së dezinfektimit të zonës nga autoritetet përkatëse për të eliminuar praninë e të tilla insekteve.