Wayne Rooney sot është zyrtarizuar si lojtar i Evertonit. Pas 13 viteve të kaluara te Manchester United, anglezi është rikthyer në “shtëpinë” e tij në Everton.
E ndërsa kujtohet e kaluara e Rooneyt në Everton, në rrjetet sociale është postuar një fotografi e veturës së tij të parë.
Bëhet fjalë për një veturë të thjeshtë Ford Fiesta. Sa shumë ndryshim ka pësuar Ronney këto 13 vite pasi sot makina e tij është një Lamborghini Gallardo.
