Këngëtari Kozma Dushi ka zgjedhur të kalojë fundjavën në jug të vendit, duke lexuar një libër të deputetit më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Fate Velaj.
Një prej fotove të tij e ka shpërndarë në rrjetet sociale me miqtë dhe fansat, ndërsa sipër ka bërë edhe një përshkrim të shkurtër, por që ka marrë komente të shumta negative në lidhje me mënyrën se si ka shkruar.
Këngëtari ka bërë gabime gramatikore që u kanë rënë në sy ndjekësve, të cilët nuk kanë përtuar për t'ia vënë në pah. Teksa njëri i thotë të kthehet në klasën e parë e të shikojë abetaren, një tjetër komenton "RIP gjuha shqipe".