Në qytetin bregdetar të Sarandës është duke u mbajtur mbrëmjen e sotme “Maratona e Këngës”, e cila mbledh çdo vit një numër të madh qytetarësh.
Sigurisht në një event të tillë janë dhe një numër i konsiderueshëm turistësh, të cilët duan të shijojnë këtë event, që sjell këngë nga më të ndryshmet.
Mirëpo, ajo që ka rënë në sy ka qenë një person i cili në mes të turmës ka dalë me një parrullë në të cilën lexon në anglisht “Japim dhoma me qira”.
Kjo është mënyra më e paparë për të siguruar klientët dhe siç duket ky person që duket se ka biznesin e tij, e ka gjetur çelësin për të siguruar klientë.
Sigurisht, pas një rraskapitje, kur të zë nata, shumë persona preferojnë ta kalojnë natën në një hotel se sa të vazhdojnë udhëtimin dhe kur mundësia të vjen përpara...