Një skandal i vërtetë është duke ndodhur në Durrës duke i dhënë një goditje të paprecedent turizmit në plazhin këtij qyteti.
Në redaksinë tonë kanë mbërritur dhjetra ankesa e denoncime nga shumë pronarë hotelesh dhe agjensi udhëtimi, pasi autobusët që sjellin në këto hotele turistët e huaj janë bllokuar tek ura e Djlanit nga policia. Shkak raportohet se është bërë Bashkia e Durrësit e cila ka vendosur pa paralajmërim një tabelë ku ndalohet qarkullimi i autobusëve në rrugën e plazhit.
Janë me dhjetra shoferët e autobusëve që janë gjobitur dhe u është marrë dokumentacioni. Por jo vetëm kaq, edhe pronarët e hoteleve janë irrituar pa masë pasi u kanë ngelur turistët e huaj në rrugë dhe janë detyruar t’i marrin me taksi deri në hotel. Zakonisht turistët merren me autobus që nga aeroporti deri në hotel.
Siç dihet hotelet kryesore gjenden në segmentin nga ura e Dajlanit deri në Plepa dhe tashmë të gjithë përballen me vështirësi të pakuptimta duke dëmtuar rëndë turizmin dhe nervat e turistëve që kanë vendosur të vijnë dhe të shpenzojnë para në Shqipëri.
Por skandali nuk mbaron me kaq. Mjaft shoferë shprehen se egziston mundësia që të merret një autorizim për të kaluar por ky kushton 3 mijë euro që duhen dhënë nën dorë, me pak fjalë hajdutllik ditën për diell.
Ky padyshim mund të jetë një ndër skandalet më të mëdha që ka ndodhur në Durrës kundër turizmit dhe sigurisht fajin kryesor e ka Gjush Betoni.