U kualifikua në Europa League, shorti vë ekipin shqiptar kundër Milanit?

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07.07.2017, 08:33

UntitledMe përfundimin e ndeshjeve të turit të parë kualifikues të Ligës së Europës u mësuan skuadrat që do ta vazhdojnë për të paktën dhe dy ndeshje aventurën e tyre ndërkombëtare.

Këto skuadra, në bazë të shortit të hedhur më datë 19 qershor, e dinë tashmë se cili do të jetë rivali i tyre i radhës, shkruan "Panorama Sport".

Skuadra të ndryshme nga gjithë Europa, mes të cilave dhe dy ekipet shqiptare, Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës, do të kërkojnë të kualifikohen për në turin e tretë kualifikues me shpresën se shorti do t’u rezervojë një përballje ëndrrash me ndonjë prej emrave të mëdhenj që e fillojnë garën në këtë tur.

Milan, Zenit Shën Pjetërsburg, Atletik Bilbao, Fenerbahçe, PSV Eindhoven, Everton, Marsejë, Frajburgu i Abrashit, apo edhe Sioni i Tramexanit, janë disa nga ekipet që e fillojnë aventurën e tyre në Ligën e Europës në turin e tretë kualifikues. Nisur nga kjo, ka shumë shanse që një ekip të madh ta shohim në Shqipëri pas disa ditësh.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit