Burimi i postoi një video në Instagram, 15-vjeçarja bën atë që s’ia priste mendja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.07.2017, 08:51

instaNjë video e publikuar pa lejen e saj në Instagram ka bërë që një vajzë e re në moshë të bier në depresion dhe të tentojë vetëvrasjen. 15-vjeçarja ka vënë re se videoja e saj është publikuar në Instagram nga një person me emrin Burim Ademi.

Pak kohë më parë vajza kishte bërë një video live në Instagram, duke biseduar me mikeshat e saj, ndërsa më vonë e pa atë të publikuar në formë parodie nga Burimi.

Tre ditë më parë 15-vjeçarja tentoi të vriste veten, duke qenë se i ishte shkelur privatësia. Gjithçka ka ndodhur në Ferizaj të Kosovës, ndërsa policia ka marrë në shqyrtim çështjen.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit