Aleksei Smertin, ish-futbollisti njohur i Chelseat tani do të ketë një rol të rëndësishëm për mbarëvajtjen e kampionatit botëror në "Rusi 2018".
Ish-mesfushori i kombëtares ruse është përzgjedhur si personi që duhet të menaxhojë tifozëritë për të shmangur dhunën dhe kaosin nëpër stadiume.
"Kupa e Konfederatave ishte një histori suksesi dhe tifozët e Rusisë treguan pasionin e tyre, harruan aktet e dhunës. Për këtë jam krenar. Do të vazhdoj të punoj në muajt e ardhshëm me të gjitha tifozëritë për t'u treguar se duhet të bëjnë tifo në favor të një ekipi dhe jo kundër një tjetri. Ne do të jemi të lumtur që fëmijët rusë do të shohin nga afër kampionët e botës, por nuk kam asnjë ekip për të cilin do të bëj tifo në këtë botëror", ka thënë Smertin.