Ai i quajti police që zhvatin shoferët, vjen reagimi i menjëhershëm: Ti s’e ke idenë se…

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.07.2017, 19:34

Në redaksinë tonë disa orë më parë mbërriti një denoncim nga një djalë i cili mendonte se vajzat që dilnin të veshura me jelekë fosforeshentë në rreth-rrotullimin në Kodër-Thumanë ishin zhvatëse parash të cilat ndalonin shoferët në rrugë, i kërkonin para për familje në nevojë e më pas zhdukeshin.

JOQ te lutem shperndaje kete mesazh. Jane disa vajza te rreth-rrotullimi i Thumanes qe bejne pit-stop kerkuar leke per nje familje ne nevoje, jane komplet mashtruese me fotokopje kartash.Jane me jeleke si te policise dhe makinat ndalojne se kujtojne se jane te policise. Na treguan ca fotokopje letrash, ma kane fut dhe para ca kohesh origjinal keshtu dhe dolen te fiksi pastaj.Ketyre u thashe kush me siguron se shkojne leket atje me thane te japim nr tel dhe me dilte fikur tere kohen. U dhashe 10 mije leke.Prandaj them se jane mashtruese se kishin vetem ca fotokopje dokumentash dhe ca foto dhe ato gocat qe ma hodhen para ca kohesh origjinal kshu benin eshte pak keq se dalin mes rruges per te ndaluar dhe te thone hape pak krahun sa te komunikojme diçka.Kjo eshte e verifikushme per sa kohe nuk i ngacmon njeri ato jane aty dhe do vazhdojne te dalin. Ja ku eshte policia dhe gocat mashtruse qe ndalojne makina me rrethrrotullim pa problem fare plus burim aksidenti.Eshte e ndaluar kategorikisht te ndalosh makina, policia ishte jashte rrethit. Sa kosovare jane qe po bien pre e ketyre mashtrueseve,- u shpreh denoncuesi.

Në fakt ky ishte një gjykim tërësisht i gabuar, pasi jelekët në ngjyrë jeshile neon të vajzave ishin veshur për qëllim që shoferët t’i dallonin dhe të jepnin ndihmën e tyre monetare dhe nga pas kishin mbishkrimin ”për familjet në nevojë” , pra gjithçka ishte një keqkuptim i madh.

Përfaqësuesi i fondacionit “Fryma e Shpresës” ka reaguar për JOQ.al duke shpjeguar me detaje punën e vajzave të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në shumë qytete të Shqipërisë dhe kanë arritur të ndihmojnë familje të zhytura në skamje.

Faleminderit thuaj atij djalit per publicitetin qe ju beri vajzave qe mbledhin kontribute per familjet ne nevoje sepse ai nuk ja ka idene cdo te thote te ndihmosh rsp. Keto vajza jan per tu admiruar pasi kohen e tyre te lire ia kushtojne familjeve ne nevoje duke mbledhur kontribute ne terren, gjithmone te autorizuara nga fondacioni dhe me dokumentacionin perkates qe nevojitet te leshuar nga organet kopetente. Ne kemi shum video dhe foto te ndryshme ku duket qartazi puna dhe sakrifica e tyre per kto familje qe jan me te vertet ne kushte ekstreme te jeteses. Cdo veper te mir do ju a dergojm me foto dhe video qe te qartesojm dhe publikun dhe te jen te sigurt qe kontributet e tyre shkojn me te vertet per kto familje ne nevoje. Ju faleminderit dhe njehere. Per cdo paqartesi ju japim informacion,- është shprehur ai.

Puna e këtyre të rinjve është me të vërtetë për t’u admiruar pasi paratë shkojnë për të kauzë të drejtë për të cilën duhet të solidarizohemi të gjithë sadopak dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, familjet të cilat kanë për të rritur fëmijë të vegjël e duhet të kujdesen për të moshuar të sëmurë.

Këto vajza të reja kohës së tyre të lirë ia kushtojnë këtij aktiviteti që jo të gjithë do e bënin dhe me anë të mundimeve të tyre arrijnë të mbledhin kontribute në të holla apo ushqime, të cilat i shpërndajnë më pas tek ata që jetojnë në kushte ekstreme të jetës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit