Analisti Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë me të vërtetë të habitshme në lidhje me situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe se kush duhet ta drejtojë atë.
I ftuar në studion e emisionit “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, analisti është shprehur se personi që e meriton postin e kreut të PD-së është Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës.
Në favor të këtij argumenti, Baton Haxhiu është shprehur se Argita Malltezi është më e zgjuar se Lulzim Basha, madje edhe më e mprehtë sesa i ati, i cili e ka drejtuar PD-në për dy dekada.
Sipas Baton Haxhisë, problemi i vetëm që e ka mbajtur larg politikës Argita Malltezin, ka qenë i vëllai, Shkëlzen Berisha.
Për më tepër lexoni intervistën e zbardhur:
Haxhiu: Është vetëngrirë me dëshirën e Berishës… e ka një vijë familjare me Argitën dhe Jamarbër Malltezin plus dhe një grup tjetër që kanë punuar në Kosovë
Buzhala: Por Jamarbër Malltezi doli kundër Bashës…
Haxhiu: Mendoj që është një taktizim brutal që nuk më ka pëlqyer… Unë mendoj se doktori e ka futur atë sa për të kundërshtuar ose sa për ti thënë epitetin e pluralizmin në parti.
Buzhala: Pse ti mendon se janë të afërt Basha dhe Argita?
Haxhiu: Argita dhe Luli kanë jetuar në Prishtinë…
Buzhala: Jo po them pas këtyre zgjedhjeve… a ka ambicie politike Argita?
Haxhiu: Argita është për mua ndoshta femra që e meriton me qenë në PD. Është më e zgjuar se Luli, është më e zgjuar se Berisha!… Argita është ndër femrat e rralla që ka karizëm! Që ka dije por e kundërta e saj është vllau… e mendoj se ajo nuk hyn në politikë pikërisht prej vëllait. Ai është në show bizz. Po të mos ishte Shkëlzeni, do të ishte liderja më e mirë e PD-së. /Express