Një ndërtesë ka marrë flakë në afërsi të "Sfinksit", në lagjen numër 1 në qytetin e Durrësit. E kontaktuar nga JOQ.al, policia e qytetit bregdetar bëri me dije se ambienti ku ka rënë zjarri është kati i dytë i një pallati.
Fatmirtësisht nuk raportohen të lënduar, ndërsa mësohet se ambienti ishte marrë me qira për t'u shfrytëzuar si lokal. Në katet e mësipërme të pallatit banojnë njerëz, por nuk raportohen dëme si pasojë e flakëve.
Nuk dihet ende origjina e këtij zjarri, ndërsa policia bën me dije se i gjithë kati ka qenë bosh.