Ronaldo konfirmon/ Bëhet baba i dy binjakëve dhe poston foton mallëngjyese

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.06.2017, 21:01

E pra gjithçka rezultoi e vërtetë. Ronaldo u bë vërtetë baba dhe jo i një, por i dy binjakëve. Ai e tregoi këtë nëpërmjet një fotografie mallëngjyese që publikoi në adresën e tij në rrjetin social Facebook.

Ronaldo ishte duke marrë pjesë bashkë me ekipin kombëtar të Portugalisë në Kupën e Konfederatave kur binjakët lindën. Nëna e fëmijëve është një grua mbartëse e cila lind fëmijët e personave të tjerë kundrejt disa kushteve të specifikuara.

Futbollisti i njohur është gjithashtu edhe baba i një djali 7-vjeçar të quajtur Cristiano Jr, edhe ai i lindur nga një grua e tillë.

Por nuk mbaron këtu. E fejuara aktuale e tij, Georgina Rodriguez është edhe ajo shtatzënë me fëmijët e tij dhe mendohet se edhe ajo do të lindë binjakë. Me sa duket Ronaldo po kërkon të ndërtojë një ekip të vërtetë futbolli edhe në shtëpi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit