Rezultatet në Tiranë, këto janë njësitë ku rezultatet ishin surprizë për PS-në

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 27.06.2017, 17:21

njesia

Kur kanë mbetur për t’u numëruar shumë pak kuti, në Tiranë rezultatet tregojnë se për herë të parë në historinë e këtyre viteve demokraci, PS ka mundur të fitojë të 24 njësitë administrative që përbëjnë Bashkinë e Tiranës, përfshi këtu edhe zona të tilla që konsiderohen si bastione të PD­-së, siç është Lapraka.

Kryeqyteti ka dhënë votën e tij, ku shumica i ka besuar Partisë Socialiste duke sjellë edhe disa supriza të votave në disa njësi administrative të Tiranës. Kështu, PS-ja ka siguruar një rezultat që krahasuar me 4 vite më parë rritja shkon deri në 8 për qind, ku rritja më e madhe është shënuar në njësitë 8, 9 dhe 10.

Sipas shifrave, qytetarët i dhanë Partisë Socialiste një fitore të thellë, që shkon mbi mesataren e gjithë vendit. Kështu, nëse PS në rang vendi ka siguruar 48% të votave, në Bashkinë e Tiranës rritja mesatare shkon në 51.2%, pra mbi 3 për qind më shumë se sa mesatarja kombëtare.

Një tjetër e dhënë interesante për Tiranën është edhe vota në zonat rurale. Të gjitha njësitë administrative që më parë i përkisnin ishkomunave, një pjesë e të cilave kanë qenë bastione të PD­së, jo vetëm që kanë nxjerrë fituese PS­në, por kanë dhënë rezultate që i kanë dhënë socialistëve një fitore të thellë.

Rekordin e shënon Njësia e Krrabës ku rritja e PS­së ka qenë me 36%, më pas vijnë me radhë: Peza me 21% rritje, Petrela me 17%, Ndroqi me 16% rritje, Farka me 13%, e kështu me radhë.

Njësia 2017 Rritja nga 2013

Dajt 56,00% + 4 %

Farkë 46,17% + 13 %

Kashar 53,80% + 11 %

Krrabë 69,91% + 36 %

Ndroq 59,45% + 16 %

Petrelë 62,29% + 17 %

Pezë 63,41% + 21 %

Shëngjergj 47,27% + 6 %

Vaqarr 59,87% + 2 %

Baldushk 50,62% + 5 %

Bërzhitë 55,53% + 10 %

Zall­Bastar 53.46% + 6 %

Njësia Bashkiake 1 51.30% + 5 %

Njësia Bashkiake 2 50,21% + 5 %

Njësia Bashkiake 3 52,00% + 8 %

Njësia Bashkiake 4 51,86% + 6 %

Njësia Bashkiake 5 53,38% + 2 %

Njësia Bashkiake 6 53.75% + 3 %

Njësia Bashkiake 7 51,94% + 3 %

Njësia Bashkiake 8 43.56% + 4 %

Njësia bashkiake 9 50,80% + 6 %

Njësia Bashkiake 10 51,46% + 8 %

Njësia Bashkiake 11 44.98% + 2 %

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit