Zefina Hasani, një nga mikeshat e demokrates zemërthyer, Majlinda Bregu, pas zhgënjimit elektoral dhe heshtjes së madhe nga selia blu ditën e djeshme, i ka dedikuar një shkrim në Facebook kohëve të arta të PD-së, kur Berisha e Bregu nuk linin orë e çast pa mbajtur popullin të informuar në lidhje me rezultatet e zgjedhore.
Sipas Hasanit, është pikërisht Basha ai që e degdisi PD-në në këtë gjendje, pa fitore, pa energji e pa zë.
Statusi i plotë i Zefina Hasanit:
Kur ne PD nuk flihej gjume!
Ne dite zgjedhjesh selia e PD- se nuk flinte. Mikrofonet ne foltore ishin gjithmone te ndezur, sepse cdo ore apo gjysme e cerek ore Sali Berisha, Majlinda Bregu si zedhenese e fushates dhe deputete te tjere, dilnin me rradhe per te mbajtur gjalle frymen e besimin e sidomos durimin e komisionereve, per ta kryer deri ne fund detyren e tyre.
Sot nuk po cuditem me rezultatet e votimeve dhe minuset e medha qe po vazhdon te marre PD-ja. Po me cudit mbyllja e dyerve te selise dhe gjumi qe ka zene gjithe ate godine, ku ne dite zgjedhjesh dritat nuk fikeshin kurre e njerezit gelonin ne ankthin e pritjes e kalkulimit te shifrave, qe dilnin pas cdo kutie.
Ne 2009- en e 2013- en kam qene vete aty. E kemi gdhire, jo vetem naten e pare por dhe disa nete te tjera pas asaj te zgjedhjeve, ne nje zyre te vogel ku rrinim pothuajse koke me koke me Majlinden, Elona Mecon, Suela Rusetin e Erla Mehillin duke bere shkarravinat tona me mbledhje e zbritje qe vec gjume s te ndillnin.
Te nesermen mblidheshim prap qe ne 7- te te mengjesit e nismim serish avazin, pasi kishim pastruar zyren e vogel ku mblidheshin te gjithe, edhe gazetaret qe ngujoheshin bashke me ne ne ate seli, edhe deputetet qe fillonin e vinin nje e nga nje prej zonave te ndryshme elektorale.
Sot, ne fakt me shume se cudi kam keqardhje pse Lul Basha e degdisi PD-ne ne kete dite, pa fitore e pa energji, e c eshte me e keqja edhe pa ze!