
Astrologia Meri Shehu ka bërë një “parashikim” mbi fushatën politike dhe zgjedhjet që priten të zhvillohen nesër.
Duke u nisur nga numrat e renditjes në fletën e votimit dhe nga shenjat e horoskopit, e ashtuquajtura Zonja Meri parashikon pak a shumë mundësinë e fitores për secilën nga partitë politike dhe liderëve të tyre
E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ajo ka bërë këtë parashikim:
Numri 1 – LSI, energjia e numrit 1 parashikon fillime të reja, vullnet i fortë, mundësi për rezultat. Duke e analizuat me Metën që është Dash, janë pak në vështirësi. Vetë Dashët janë në vështirësi, e do ju duhet punë dhe shumë përpjekje që të dalë mirë. Mundësia e 1-shit është e mirë, pozitive!
Numri 2 – PS, presupozon dualizmin, fuqinë e logjikës, balancën, sjell energji për balancë ose dualizëm. Duke dhënë këtë, fitorja i bie të jetë e mirë, por kërkon partneritet, ku nuk përjashtohet mundësia e koalicionit
Numri 6 – PD, numër legjendë, ca e kanë fat, ca frikë. Nuk është frikë, se shpreh mirësi, dashuri, diplomaci të hollë. Sjell energjinë e diplomacisë. PD me diplomaci do arrijë në një pozicion të këndshëm, e nuk përjashtohet koalicion se diplomacia do marrëveshje.
Sipas shenjave
Meta është Dash. Dashi e ka të vështirë, se godet Urani. Pra, janë në pozicion të vështirë, se e kanë jupiterin në opozitë dhe fitore jo të sigurt.
Rama është gaforrja. Sot kemi hënë të re në gaforre, por tregon fuqi fituese, ringritëse dhe që merr fuqi të re. Alternuar me numrin 2 fitorja nuk është kaq e qëndrushme, pra do kërkohet koalicion.
Basha është binjak. Numri 6 do dalë më mirë nga sa pretendohet. Shenja e binjakëve janë të favorizuar këtë vit. Jupiteri u jep shanse, diplomacia u përshtatet. Numri 6 sjelle energji të çuditshme, e do të arrijë më mirë nga sa pretendohet.