Jonida Maliqi, këngëtarja me stil të veçantë i ka dhënë fund historisë së dashurisë 17 vjeçare, të cilën e kishte kurorëzuar me martesë dhe me një djalë. Është folur prej kohësh për një ndarje të mundshme, por tani është zyrtare, Jonida Maliqi dhe bashkëshorti i saj Gent Prizreni nuk janë më bashkë dhe kanë nisur procesin e divorcit.
Çifti i është drejtuar gjykatës për zgjidhjen e martesës, proces për të cilin sipas “Who” po kujdeset Kastriot Gramshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës.
Çifti ka kohë që nuk jeton më së bashku, ama duhet përmendur se asnjëri nuk ka folur në publik për ndarjen mes tyre. E kontaktuar nga “Revista Who”, këngëtarja me stilin ka refuzuar në mënyrë kategorike të bëjë komente.
Të dashuruar prej vitesh, Jonida dhe Genti u martuan rreth 10 vite më parë, ndërsa janë bërë edhe prindër të një djali, të quajtur Dan. Këngëtarja i është përkushtuar plotësisht vogëlushit, ndërsa për jetën e saj private ka qenë gjithmonë e rezervuar.