Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin e Ylli Rakipit, në News 24, ka qenë Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta. Teksa ka nisur emisioni dhe Rakipi ka filluar nga pyetjet, një e papritur e padëshiruar ka ndodhur. Regjia ka njoftuar drejtuesin e emisionin se duhej të ndërpriste programin.
Meta ka ngelur i shtangur, sikurse dhe Rakipi. Regjia i konfirmoi këtij të fundit se Edi Rama ishte live në miting nga Tirana dhe me sa duket, politika editoriale e televizionit e ka parë më të rëndësishme të transmetohet mitingu i PS-së sesa intervista me Metën.