Trajneri i Makabi Tel-Aviv, është djali i legjendës holandeze, Johan Krujf. Ai quhet Zhordi Krujf dhe bashkë me ekipin e tij do të sfidojnë Tiranën në turin e parë të Europa League.
Megjithatë, Zhordi duket se nuk ia ka idenë se kush është Tirana me të cilën do të ndeshet pas 10 ditësh. Pasi ka mësuar për shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, në faqen zyrtare të klubit, ai ka deklaruar se ndeshja ndaj skuadrës shqiptare do të ishte e vështirë, pasi kishte kohë që kishte filluar sezoni në vendin tonë.
Nuk dihet nëse Zhordi Krujf ka qenë apo jo dhe aq i kthjellët kur ka lëshuar deklaratën, por e rëndësishme është që ai as e ka idene se çfarë lloj kundërshtari do ketë përballë më 29 qershor.