Olti Curri komenton gjithë zell, një detaj në veshje e “turpëron” në emision: Eh, buka e gojës…

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.06.2017, 15:49

Olti Curri është opinionisti karizmatik dhe thumbues i "Big Brother Fan Club", i cili nuk i kursen asnjëherë kritikat ndaj të gjithë banorëve. Këtë herë, si çdo të shtunë, ai ka qenë i pranishëm në emision, ku veç opinioneve e komenteve të tij, ka rënë në sy diçka që nuk shkonte me bluzën.

Diçka i ka pikuar dhe një njollë jo e hijshme i ka ngelur në bluzë. Me sa duket, Olti nuk e ka vënë re sapo ka dalë në transmetim dhe diçka e tillë i është sinjalizuar gjatë publicitetit.

Ai ka nxituar të fshijë njollën dhe në pjesën tjetër të emisionin çdo gjë ka shkuar më së miri, mes debatesh e komentesh të shumta. Në fund të fundit, gjëra që ndodhin në transmetim live janë!

Kujtojmë këtu që sëfundmi ai ka lënë dyshime në lidhje me punën e tij dhe atë që e detyron të shkojë në Big Brother.

...sot te gjithe ne plazh...une duhet te flas per debilen qe i tha idiotit qe : une jam vetvetja... Ehhh buke e gojes !!!", – ka shkruar pak më parë në Facebook Olti.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit