Joe DioGuardi, ish-kongresmen në Amerikë, dëshiron të realizojë një film mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun. DioGuardi, i cili është me origjinë shqiptare, ka treguar për mediat e huaja se e ka gati një skenar jo shumë të zhvilluar rreth heroit të madh shqiptar.
DioGuardi thotë se dëshiron që filmi të krijohet nga regjisorët më të mirë të Hollivudit, ndërsa kjo ka qenë një ëndërr e tij prej vitesh.
Madje, është Russell Crowe personi që do të mund ta luante rolin e heroit të madh, sipas ish kongresmenit.