Kosovë – Nga 80 për qind të votave të numëruara deri më tani nga Komisioni Qendror Zgjedhor, koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 35.23 për qind të votave, Vetëvendosje ka 25.53 për qind, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa është në vendin e tretë, me 25.50.
Në këto rrethana, asnjëra nga tri subjektet e mëdha nuk mund ta bëjë si e vetme qeverinë.
Ndërkohë, KQZ ka njoftuar se rezultati preliminar do të dalë vetëm në uebfaqen e saj zyrtare.
