Një çift kinezësh dhe një shqiptar janë kapur nga FBI dhe më pas janë dënuar pasi akuzohen për pastrimin e 760 mijë paundëve.
Banda u zbulua gjatë një takimi të kinezit Yongheng Jin me shqiptarin Marsel Meço në parkimin e një hoteli në veri të Londrës. Të dy nxorën nga makina një valixhe dhe më pas u ngjitën në dhomën e hotelit. Policët arrestuan Jin sapo hyri në dhomë dhe në valixhen e tij gjetën 420 mijë paund.
Brenda dhomës së hotelit u gjet edhe një sasi tjetër parash si dhe mjete të tjera që lidhen me pastrimin e tyre. Gjithashtu, po atë ditë është arrestuar edhe një spanjoll, Luis Martos Gardner, i cili dyshohet si bashkëpunëtor me çiftin e kinezëve dhe shqiptarin. Ai trokiti në derën e hotelit ndërsa në automjet iu gjet një sasi prej 340 mijë stërlinash.
Të gjithë anëtarët e bandës u burgosën me një total prej 11 vitesh e 10 muajsh burg. 27-vjeçari shqiptar me banim në Chelsea iu dha dënimi me 20 muaj burg.