Vritet nga amerikanët Lavdrim Muhaxheri, shqiptari që luftonte për ISIS

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.06.2017, 14:55

Një ndër shqiptarët pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS, Lavdrim Muhaxheri është qëlluar dhe ka ngelur i vdekur pas një sulmi amerikan mbi Sirinë kundër Shtetit Islamik.

Burime brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë bërë të ditur për Metro se Lavdrim Muhaxheri është vrarë nga një sulm me dron i kryer nga forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bashkë me Muhaxherin mësohet të jetë vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit i vrarë në shkurt të këtij viti.

Për vrasjen e Muhaxherit kanë filluar edhe ngushëllimet nëpër rrjete sociale, nga të afërm apo përkrahës të rrymave të cilave u takonte ai.

Lajmin për vdekjen e Muhaxherit e ka konfirmuar vëllai i tij, Bajram Muhaxheri, përmes rrjeteve sociale.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit