Dikur balerinë nëpër videoklipe dhe duet muzikor me Genën, sot kandidate për deputete

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 06.06.2017, 09:19

Edhe pse dikur e shikonim nëpër videoklipe si balerinë dhe më pas si këngëtare, sot është kandidate për deputete.

Fjala është për vajzën, dikur joshëse dhe provokuese, Xhulin apo për së gjati Xhyljeta Gërxhalliu, e cila gjendet në lista e partisë së Ramush Haradinaj, kandidate për t’u bërë pjesë e Parlamentiti të Kosovës.

Ajo ka kërcyer nëpër disa videoklipe dhe ka realizuar bashkë me Genën një videoklip, por ditën e dielë, 11 Maj dita e zgjedhjeve në Kosovë, do votohet për të si përfaqësuese e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ka lezet në Kosovë, kalojnë njëfarë eksperience nëpër televizione pastaj futen si deputete, jo si në Shqipëri që i morën direkt nga bankat e shkollës dhe kandiduan për deputete.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit