Julinda Dhamo është Drejtoresha e e Promovimit të Qytetit, Tiranë, një emër që njihet sepse ka qenë gjithnjë nën “sqetullën” e rilindjes dhe ka ndërruar disa poste syresh.
Redaksia e JOQ ka kontaktuar me zonjë Dhamo për t’u interesuar rreth çështjeve që përbëjnë imazhin e qytetit siç ishte pyetja, “Sa kioska janë vendosur deri tani në kryeqytet dhe sa tjera do vihen brenda afatit kohor të një viti?”, por Dhamo na tha se nuk ishte në kompetencën e saj dhe na premtoi se do na dërgonte një email ku do e bënim kërkesën për këtë gjë dhe shumë çështje tjera.
Shumë mirë, por emaili nuk erdhi kurrë në redaksinë e JOQ dhe që pas asaj dite kur i telefonojmë zonjës Julinda Dhamo na del “User Busy”. Po kontratën e koncesionit të Bunkartit te Ministria e Brendshme kujt t’ia kërkojmë nëse nuk është në kompetencën e drejtoreshës së Promovimit të qytetit?!
Ku është etika dhe mirësjellja me qytetarët se mirë që informacion nuk paske, por mos e mbyll telefonin të paktën.
Nuk është tepër të ankohemi për pozitën e Dhamos pasi edhe pse është Drejtoreshë e një zyre si Promovimi i Qytetit sërish ajo që di të bëjë më mirë është të mbyllë telefonin. Do marrim në telefon lali Erin, mor po edhe Edi Ramën po qe nevoja dhe t’ua themi me zë të lartë “Punë ka por s’paska profesionistë!”.