Estela Ujka, blogerja e njohur shqiptare që për kohë ka qenë edhe prezantuese, ka bërë publike një video teksa vajza e saj ka në duar timonin e makinës me të cilën po udhëtojnë familjarisht.
Në video shihet se makina është duke ecur në rrugë me një shpejtësi prej 50 kilometër për orë.
Nuk dimë se çfarë ka ndodhur pas videos, por urojmë që mos të ketë pasur asnjë dalje të situatës jashtë kontrollit. Nga sa bie në sy në vendin e parë të pasagjerit duket se ndodhet Estela Ujka e cila është në gjumë, ndërsa filmimet mund t'i ketë bërë vajza tjetër e çiftit.