Ekskluzive/ Rrëfehen fëmijët: “Tmerri që përjetuam te pishina e “Eklipsit”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.06.2017, 22:12

Kanë qenë të shumtë fëmijët që kanë qenë të pranishëm në incidentin e sotëm tek pishina e një kompleksi të quajtur “Eklips” në periferi të Tiranës të cilët kanë kontaktuar pranë redaksisë sonë të revoltuar sepse nuk po thuhej e vërteta. Më poshtë do të gjeni dy nga rrëfimet e tyre më të forta në lidhje me këtë ngjarje të pakëndshme. Ata kanë kërkuar që të dalë në shesh e vërteta dhe asgjë të mos fshihet.

Rrëfimi i parë:

Joq.... un isha vetë atje. Ne u vrame tek rreshqitsja .... derrasat ku ne presim rradhen per te rreshkitur rane pertoke dhe femijet rane gjithashtu ne toke.... ishin 5 vajza ku 2 u çane keq tek gjuri dhe disa cuna qe paten ca gervishtje te theksuara ne trup.....

Rrëfimi i dytë:

Meqe tgjith ju njofim se thoni te verteten ndryshe nga cdo portal shqiptar… desha tju kerkoj qe ate linkun per incidentin e sotem ke pishinat qe u vrane kalamajt ta ndryshoni pak… pse nuk thoni se i gjith ai kompleks me emer te famshem "Eklips" nuk kishte fare siguri tek rreshkitesja… un isha vete prezent... Ishte vendi 3.5 metra i larte… Me derrasa krejt te kalbme… asnje roje asnje gje per sigurine… aty lejohej 10 vet maksimumi.. .dhe mendohet qe derrasat te ishin te forta…po sot u futen 15 veta… me derrasa te kalbme… me hekra te pa salduar fare ne vend... nuk eshte e vertete se kishte gervishtje te lehta... minimumi kishte 3 thyerje kembesh dhe shuuum shuuum gjak… nuk ngeli njeri pa u vra keq… pronari i "Eklips" direkt erdhi… mori ne telefon nji fotograf dhe degjova biseden..tha..hajde boj foto vendit..thuj ishte siguria e shum e mir..mos e nxirr figuren e Eklipsit keq..kjo esht e verteta..nqs jeni me te vertet portali qe tregon gjerat ashtu sic jan postojeni dhe pa emer..flm per mirkuptimin

I pyetur nga redaksia e JOQ.al nëse kishte ndonjë foto, njëri nga fëmijët u përgjigj se kishte arritur të bënte vetëm një fshehtas. Ja se si shprehet ai për këtë:

Jo, fatkeqsisht nuk bem foto se nuk na la pronari. Ket foto e bona kur iken te gjithe. Pronari na largoi te gjithve tu bertit..se deshen me bo foto. Po e theksoj… ishin shuum te plagosur rende. Na thoshte pronari futuni lahuni mos shifni ktu. Se deshem me bo foto..vendi u bo me gjak..pika pika…

eklips

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit